25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Kuvendi miraton deklaratën për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës

- Advertisement -

Me 84 vota për Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në përkujtim të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, ka miratuar deklaratën që mbështet rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ditën ndërkombëtare të gjenocidit të vitit 1995.

Deputetët votuan për miratimit të deklaratës së lexuar nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani.

Ai ka deklaurar se 11 korriku duhet të jetë ditë perkutjimi dhe reflektimi për gjenocidin e bërë nga Serbia në Srebrenicë.

“Vlerësoj se caktimi i 11 korrikut si dita e përkujtimit dhe reflektimit të gjenocidit të 1995-s në Srebrenicë, të solidarizohemi me të mbijetuarit dhe përkujtimi për Srebrenicën të shërbejë si kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë, për të parandaluar tragjedi në të ardhmen”, ka deklaruar Shabani.

E zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka thënë se masakra e Srebrenicës është një nga ngjarjet më të tmerrshme që kanë ndodhur në botë.

“Sot jemi këtu me ndjenjën e thellë dhe të dhembshurisë që të përkujtojmë ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Srebrenicë para 29 viteve. Përmbi 8 mijë djem dhe meshkuj boshnjak janë të vrarë duke lënë pas një zbrazëti që kurrë nuk do të plotësohet. Gjenocid është një fjalë që ka një barrë të madhe. Në zëmër të Evropës ka ndodhu një nga tmerret më të mëdha të njerëzimit”, u shpreh Rexhepi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit