8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

S’ka Sunny Hill në 2023, shtyhet për vitin 2024

- Advertisement -

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë.

Organizatorët kanë njoftuar se festivali do të mbahet në fillim të gushtit të vitit 2024.

Si arsyetim është dhënë se po e përgatisin një “shtëpi” të përhershme për mbajtjen e tij.

Vitin e kaluar festivali qe shtyrë për shkak të mosmarrëveshjes me Komunën. Komuna nuk ishte pajtuar fillimisht që festivali të mbahej Parkun e Gërmisë, por më pas e kishte lejuar një gjë të tillë.

“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë  që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë” thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival.

“Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë. Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit