27.7 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Latifi këshillon Kurtin: Nuk komunikohet me Blinkenin në atë mënyrë

- Advertisement -

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me gjuhën që ka përdorur kur e ka komentuar deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Kurti e cilësoi deklaratën e Blinkenit si “të padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”.

Latifi ka thënë se nuk mund të komunikohet me Blinkenin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë mënyrë, pavarësisht mospajtimeve.

“Kurti është duke bërë gabime në hapa. Sido që të jetë situata, sa do që të jetë mosmarrëveshja e madhe, mospajtimet e mëdha, gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është gjuha e komunikimit. Nuk komunikohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë mënyrë. Nuk komunikohet me Blinkenin në atë mënyrë…Na po harrojmë se sovranitetin e jashtëm na e garantojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cka nëse ato tërhiqen prej atij angazhimi?”, ka deklaruar Latifi në Pressing të T7.

Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Kurti është shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë.

“Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, ka thënë Kurti për Guardian, në një intervistë përmes telefonit.

“Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit