Filharmonia dhe Opera e Kosovës, bashkë për 28 Nëntorin

- Advertisement -
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka ndarë pamje nga koncerti i Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, i organizuar në nder të 28 Nëntorit.

Bogujevci ka bërë të ditur se koncerti u zhvillua nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, ku Orkestra Harkore, së bashku me sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku, si dhe flautisten Zanë Abazi, sollën një program muzikor plot emocion.

“Një mbrëmje që i dha festës sonë kombëtare tingujt e muzikës shqiptare dhe solli në skenë talentin e artistëve tanë. Gëzuar Ditën e Flamurit”, ka shkruar Bogujevci në postimin e saj.

 

Të ngjashme

Të fundit