13.8 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

S’ka ende reagim nga Kurti, zëdhënësi shpërndan konferencën e tij në Bruksel

- Advertisement -

Ka më shumë se një orë që është njoftuar se është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, por ende nuk kemi një reagim nga kryeministri Albin Kurti.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka shpërndarë konferencën e Kurtit për media dhënë në Bruksel, ditë më parë, pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

“Me marrëveshjen e sontshme palët janë pajtuar që plotësisht të koncentrohen dhe angazhohen në propozimin e njohur si Franko-Gjerman drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Ky ishte edhe insistimi i Kosovës në takimet e të hënës. Tash e tutje flasim për marrëveshje.  Ja çka kishte thënë kryeministri pas takimeve në Bruksel”, shkroi Kryeziu.

“Kemi qenë afër dakordimit në kuptimin që ne ishim pajtuar që fazën në vijim të zbatimit të vendimit tonë për cështjen e konvertimit të targave nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës, ta pezullojmë, pra gjobat të vazhdojmë vetëm me ato qortime, ndërsa në anën tjetër, Serbia të pushojë me emitimin me prodhimin e targave në Serbi që kanë për dënjominimi qytetet e Kosovës. Natyrisht që kjo për neve nuk është e pranueshme, nëse nuk shoqërohet për atë që jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizimi të plotë të marrëdhënieve”, kishte thënë Kurti në këtë konferencë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit