11.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Maqedonci me homologun hungarez të tij, temë edhe sulmi paraushtarak serb në Banjskë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, në hungari ka takuar homologun e tij Kristóf Szalay-Bobrovniczky me të cilin e ka shtruar temë diskutimi edhe sulmin paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Gjatë takimit diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe impaktin e tyre në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë u diskutua për sulmin në veri të vendit dhe politikat që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Postimi i plotë:

Ministri Maqedonci takoi homologun e tij hungarez, Ministrin e Mbrojtjes z. Kristóf Szalay-Bobrovniczky

Në margjina të Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ministri Maqedonci takoi homologun e tij Szalay-Bobrovniczky.

Gjatë takimit diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe impaktin e tyre në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë u diskutua për sulmin në veri të vendit dhe politikat që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit.

Si dy shtete demokratike që besojnë në vlerat perëndimore u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, ndërsa u ritheksua nga ana e ministrit Maqedonci synimi që Kosova ka për të qenë anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit