9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Molliqaj: Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”

- Advertisement -

Lideri i PSD*së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook tha se kaq e pati rezistenca e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja.

“Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruajtën marrëveshje që as ata vet s’po mund ta mbrojnë.

Por më e rënda është që dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bënë për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion”.

Sipas tij, Kurti përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.

“Kjo është trajektorja e Albin Kurtit: përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin, dhe na e lëjnë brenda konfliktin”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit