S’ka Botëror për Kosovën, ëndrra e vajzave dardane shuhet në Vjenë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje të thellë nga Austria në Vjenë.

Vajzat “dardane” mbrëmjen e sontme u mposhtën 4-0 nga Austria, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues për Botërorin 2027.

Takimin e parë të “play-offit”, Kosova e humbi të premten që e lamë pas në Prishtinë me shifrat prej 2-1.

Në përballjen në kryeqytetin austriak, kombëtarja e Kosovës pranoi një gol në pjesën e parë të takimit.

Golin e epërsisë për Austrinë e shënoi Marie Hobinger në minutën e shtatë të duelit.

Tri golat tjerë, kombëtarja e Austrisë i shënoi gjatës pjesës së dytë.

Golin për 2-0 e shënoi Sarah Puntigam në minutën e 65-të, teksa kur kishin mbetur edhe katër minuta pa përfunduar ndeshja, austriaket shënuan edhe një gol.

Për golin e tretë u përkujdes Nicole Ojukëu, gjersa për 4-0 në minutën e 90-të shënoi Eileen Campbell.

Për kombëtaren dardane në konkurrencën e femrave ishte hera e parë që u paraqit në “play-off” për kualifikim në ngjarjen globale të futbollit.

Si e para e Grupit C2, Kosova siguroi avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme, e po ashtu edhe “play-offin” për Botërorin në Brazil.

Të ngjashme

Të fundit