7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Situata e sigurisë në vend, temë diskutimi ndërmjet Maqedoncit dhe Guido Crosetto

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ceremoni zyrtare, të shoqëruar nga togu ceremonial i FSK-së, sot priti në takim  homologun e tij nga Italia, ministrin Guido Crosetto. Po ashtu, në këtë takim ishte zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në këtë takim miqësor, u bisedua rreth situatës së sigurisë në vend, si dhe format se si mund të zgjerohet bashkëpunimi në fushën e shkollimit si dhe trajnimit të ushtarakëve, e po ashtu në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Maqedonci kërkoi mbështetjen e Italisë në proceset për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ku ministri Crosetto konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Italisë. Të dy u dakorduan se  Integrimi i Ballkanit në BE dhe në NATO do të krijonte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme.

Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij, për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke qenë shteti me pjesëmarrjen më të madhe të trupave në kuadër të misionit të KFOR-it. Po ashtu, delegacioni italian u njoftua rreth mbështetjes që Kosova është duke i ofruar Ukrainës, përmes ofrimit të trajnimeve dhe dhurimit të automjeteve taktike e municioneve që pritet të dërgohen së shpejti.

Video në link:

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes (youtube.com)

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes / pa titra (youtube.com)

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit