Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli është pyetur nga analisti Albatros Rexhej se “a është Dejona Mihali kapo e energjisë”.
“A është Dejona kapo e energjisë”, ka pyetur Rexhaj gjatë debatit në Pressing në T7.
“Nuk ka të bëjë Dejona me çështjen e energjisë”, ka thënë Kërçeli.
“Po nëpër studio, nëpër komente thuhet kjo. Le t’i sqarohet njerëzve”, ka theksuar Rexhaj.
“Jo që nuk është e vërtetë, por është edhe shpifje. Deri tash kish dalë diçka si po e bën pyetjen”, ka thënë Kërçeli.






