Deputeti i VV-së me akuza: Familjarë të disa prej deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e rrymës

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli,ka thënë se familjarë të disa deputetëve të LDK-së merren me tregtim me energjinë elektrike.

“Në LDK ti ke familjarë direkt të deputetëve të LDK-së që merren me tregti të rrymës. E ke familjarët e kryetarit të LDK-së, nuk parapëlqejë me fol me emra”.

“E ke vëllain e deputetes së vazhdimisht e ngrit çështjen e energjisë”, ka thënë ai në Pressing.

Ai ka hedhur akuza së vëllai i deputetes Janina Ymeri është marrë me tregtim të energjisë.

Më pas në “Pressing” është lidhur deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, duke i kërkuar Kërçelit që ta përmend emrin e vëllait e saj dhe pastaj e pret padia.

“Përmende emrin sepse unë i kam tre vllazni, tash le ta përmend emrin dhe i vjen padia e tregon sesi vëllai jem merret me tregti”, ka thënë Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit