“Sikur Greqia, por më lirë” – BBC me artikull për bregdetin e Shqipërisë

- Advertisement -

Bregdeti i Shqipërisë çdo ditë e më shumë është duke marrë jehonë nga turistë e huaj.

Dhe kjo dëshmon cilësinë e komoditetin, si dhe bukuritë e rralla natyrore që ka shteti shqiptar.

Në një artikull të publikuar nga BBC, blogerja Amber Robertson ka treguar se ka kaluar në qytete të ndryshme shqiptare.

Ajo theksoi se ishte pak a shumë e njëjtë si Greqia, por edhe më lirë.

“Thjesht mund të fluturosh në Korfuz [në Greqi], pastaj mund të kapësh një traget që kalon për në Sarandë, e cila është një lloj hyrjeje në ‘Rivierën Shqiptare’,” shpjegon blogerja e udhëtimit Amber Robertson. Keni plazhe vërtet të bukura, klube të mira plazhi, duke marrë atë ndjesinë e Greqisë – por me një çmim më të ulët. Dhe pastaj ka histori shumë interesante. Berati dhe Gjirokastra, këto qytete të vjetra dhe të bukura me gur që kanë shumë kulturë.” ka thënë ajo.

Jepson vlerëson se një paketë all-inclusive për shtatë netë për një çift në atë që ajo ka dëgjuar të quhet “Maldivet e Evropës” do të kushtojë rreth 1,400 funte. Një familje prej katër personash do të shpenzonte rreth 2,300 funte.

Të ngjashme

Të fundit