“Nuk presim kush e bën kafen i pari”, Nora dhe Besniku flasin për jetën bashkëshortor

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri së bashku me bashkëshorten e tij Nora Tahiri, kanë qenë të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ndanë detaje nga jeta e tyre personale dhe raporti në çift.

Gjatë intervistës, Nora tregoi se marrëdhënia e tyre bazohet në mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në përditshmëri.

Duke folur për këtë pjesë, ajo theksoi se gjithçka varet nga angazhimet që kanë gjatë ditës.

Sipas saj, Besniku është mësuar që herët me përgjegjësi, duke jetuar vetëm dhe duke studiuar jashtë vendit, çka ka bërë që të mos e ketë problem të kontribuojë në punët e përditshme.

“Nuk jemi çift që presim njëri prej tjetrit se kush po e bën kafen i pari, kur është ky i lirë, patjetër që po, por edhe unë njëjtë, varet prej angazhimit që e kam. Besniku qysh i ri ka jetu vet, ka punu dhe studiu jashtë dhe këto punët e shtëpisë nuk i ka bezdi dhe nuk e ka problem”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Besnik Tahiri rikujtoi fillimet e lidhjes së tyre, duke thënë se Nora i kishte lënë përshtypje të veçantë.

Ai e përshkroi atë si një person unik dhe ndryshe, duke shtuar se pikërisht këto tipare e bënë më tërheqëse në sytë e tij.

“Kur e kam takuar Norën, kemi qenë të rinj, e kam parë një njeri shumë të veçantë, më ndryshe dhe kur je më unike, ndonjë më e çuditshme, kjo të bën më atraktive ose atraktiv dhe kështu ka nisur”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit