10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Shukri Buja: Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, lufta jonë ishte çlirimtare

- Advertisement -

Ish-komandantin e Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, sot është pritur nga dhjetëra qytetarë të mbledhur për të.

Buja ka deklaruar se pas pesë viteve përballje me drejtësinë në Hagë, sot u kthye në Kosovë si fitimtar.

Ai ka thënë se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij në luftën çlirimtare të Kosovës.

“Unë sot u ktheva në Kosovë, pas një beteje pesë vjeçare me drejtësinë në Hagë, të cilat kishin dyshime e akuza dhe këtë betejë e kemi fituar si një betejë e cila do të vazhdojë dhe besoj që do ta fitojmë luftën juridike në mbrojte të UÇK-së dhe luftën e saj çlirimtare. Kam besuar në pafajësinë e bashkëluftuesve të mi besoj në pafajësinë e tyre sepse lufta çlirimtare ka qenë luftë çlirimtare dhe asgjë tjetër. Atje është dashur të argumentojmë pretendimet e akuzës se ne kemi bërë luftë në formë tjetër, realisht ne e kemi bërë njerëzit atdhedashës pa dallim të partive politike, dhe këtë jam munduar ta argumentojë atje”, ka thënë Buja.

Ish-komandanti theksoi se lufta nuk është bërë për pushtet dhe as nuk është bërë luftë civile për të vrarë njëri-tjetrin.

“Çështja e dytë për ta argumentuar atje që e kemi nisur luftën jo për pushtet sepse nuk kemi pasur pushtet sepse kemi pasur pushtuesin këtu dhe nuk kemi luftuar asnjë për pushtet. Ne nuk kemi bërë luftën civile për të vrarë njëri tjetrin por kemi bërë luftë çlirimtare. Çështja e tretë që jam munduar që ta argumentoje ka qenë sepse ne jemi ata që kemi bërë luftën çlirimtare që kemi dhënë gjak dhe jemi sakrifikuar dhe janë ata katër burra atje që kanë dhënë maksimumin për të organizuar ushtrinë në një moment shumë të vështirë të pushtimit. Gjithmonë duhet të kuptohet që lufta jonë është arritur me fitore falënderuar pastërtisë të kësaj lufte, përkrahjes së aleatëve tonë dhe guximit dhe trimërisë së gjakut të derdhur”, tha ai.

Ai beson fuqishëm në padrejtësinë e katër krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen tash e katër vite në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Edhe në besimin tonë që ata burra janë të pafajshëm ne duhet të dimë të argumentojmë drejtësisë që lufta jonë ishte çlirimtare besoj që hapi i parë është nisur dhe besoj në hapat tjerë më tutje”, shtoi ai./EO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit