Shtyhet ekskursioni i maturantëve të Drenasit në Shqipëri, shkak protestat dhe situata e tensionuar

- Advertisement -

Me vendim të kryetarit të Komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci është marrë vendim që ekskursioni i maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për në Shqipri të shtyhet për një kohë të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor.

Vendimi është marrë për shkak të situatës aktuale në Shqipëri, ku për gjashtë ditë protesta e studetëve ka esakalaur duke u përballur e përleshur me policinë.

“Vendimi është marrë duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Shqipëri, mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si dhe shqetësimet e prindërve lidhur me sigurinë e maturantëve gjatë qëndrimit të tyre. Duke vlerësuar se jeta dhe siguria e të rinjve janë mbi çdo aktivitet, Kryetari Lladrovci konsideron se shtyrja është vendim i përgjegjshëm, deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme për realizimin e ekskursionit. Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar që maturantët ta përjetojnë këtë udhëtim të rëndësishëm në kushte të sigurta, duke ruajtur si kujtim të bukur një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre shkollore”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të ngjashme

Të fundit