Gjilani ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme dhe dramatike përballë Feronikelit, duke triumfuar me shifrat minimale 1:0, në një sfidë që u vendos vetëm në sekondat e fundit të takimit.
Përballja ishte mjaft e luftuar dhe e barabartë gjatë gjithë 90 minutave, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në fazën defensive.
Mirëpo, kur u duk se ekipet do të ndanin pikët, gjilanasit fituan një penallti në çastet e fundit të lojës.
Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori mbrojtësi me përvojë, Armend Thaqi, i cili u tregua gjakftohtë duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1:0 dhe duke shkaktuar festë të madhe në taborin e kuqebardhëve.
Kjo ndeshje shënoi gjithashtu një debutim të suskesshëm tët trajneriy Zekirija Ramadani, i cili e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij në krye të Gjilanit, duke arkëtuar tri pikë me peshë të madhe për ecurinë e skuadrës në kampionat.






