15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

‘Shtrirja e sovranitetit në veri’ e Albin Kurtit është sa joefektive aq edhe hipokrite

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Këto ditë po kemi më shumë zhvillime për të kuptar më saktë gjithë hipokrizinë e kryeministrit Kurti në raport me veriun dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Shqetësimet e tij dhe të ministrit të tij kot fare të mbrojtjes, z.Maqedonci për manovrat ushtarake të Serbisë në territorin e vet, respektivisht 30 kilomentra nga kufiri i Kosovës, shpërfaqin lotët e tyre prej krokodili në përpjekje për të mbuluar qyqarllëkun e tyre real për manovrat e munguara ushtarake të Kosovës në territorin e Kosovës.

Pse kryeministri Kurti bën gisht kah dronët iranian Shehid të Serbisë dhe përhap frikë, por nuk merr zemër nga dronët turk Bajraktar të Kosovës?

Një kryeministër sovranist dhe jo satelit si ky që e kemi, do të zhvillonte manovrat ushtarake në shtetin e vet, por jo. Sepse kryeministrin që ne e kemi, ai nuk mund të zhvillojë në veri as Zgjedhjet për katër kryetarët, sepse 30 shkolla aty nuk i japin as qasje. Kryeministri që kemi nuk bën dot as Rregjistrimin e Popullsisë që ka planifikuar sepse qytetarët atje nuk e lejojnë. Sikur që ai nuk bën dot as inkasimin e faturave të rrymës. Por ai po di vetëm të na shes dushk për gogla, dhe të ankohet sesi hija e kryeministrave paraprak po ia vret sytë.

Kryeministri Kurti është vetëm një kryeministër satelit i fshehur nën petkun e sovranizmit populist, që më shumë sesa sovranitetin e shtetit të Kosovës, po shtrinë rrugën për sovranitetin e Serbisë në veri.

Këtë po ia ndihmon një heshtje e strukturave destruktive në veri që po respektojnë fjalën e Vuçiqit për të qendruar të qetë dhe që zgjedhjet në veri mund të mbahen vetëm pas Asociacionit.
[ndërsa ky i fundit para anëtarësimit në Këshillin e Evropës.]

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit