14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Shtëpia e Bardhë përshëndet gatishmërinë e Kurtit për të krijuar kushte për zgjedhje të reja

- Advertisement -

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se përmes një telefonate, zëvendëskëshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer ia ka shprehur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shqetësimet e ShBA-së lidhur me tensionimet në komunat veriore.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se Finer ka përshëndetur gatishmërinë e Kurtit për të krijuar kushte për zgjedhje të reja.

“Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të krijuar kushte për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftim.

Njëherit, Finer ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe Ohër.

“Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet më tej në njoftim.

Tutje, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Finer ka pasur bisedë telefonike edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nga i cili ka kërkuar që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe, siç thuhet në njoftim, të ulë gjendjen e gatishmërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit