8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Shtatë raste të dhunës në familje në 24-orëshin e fundit

- Advertisement -

Në raportin 24-orësh të policisë janë regjistruar shtatë raste të dhunës në familje.

Nga një rast janë në komunat Drenas dhe Fushë Kosovë, Prishtina me dy raste si dhe Peja me tri raste të dhunës në familje.

Ndërsa, gjithsej janë arrestuar pesë persona dhe një ndodhet në arrati, përcjell IndeksOnline.

Raporti:

Gllogoc / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Prishtinë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Prishtinë / 03.09.2024 / “Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti është duke u hetuar”

Fushë Kosovë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Pejë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Pejë / 03.09.2024 / “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Pejë / 03.09.2024 / “Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit