17.6 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Baselit

- Advertisement -

Falë shkëlqimit të dy futbollistëve me rrënjë nga Kosova, Xherdan Shaqirit dhe Albian Ajetit, Baseli i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit në Zvicër.

Dyshja Shaqiri – Ajeti udhëhoqën Baselin drejt fitores së thellë 5:1 në derbi ndaj Servettes. Ndeshja e plejfoit ndërmjet Baselit dhe Servettes u zhvillua të dielën.

Në Sueprligën e Zvicrës kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Por me fitore, Baseli ka bërë hap të madh drejt titullit, që po e pret titullin prej vitit 2017. Në ndeshjen kundër Servettes shkëlqyen Shaqiri dhe Ajeti.

Shaqiri shënoi golin e parë me asistim të Albian Ajetit në minutën e 28-të. Më pas Shaqiri asistoi për Ajetin në minutën e 34-t.

Katër minuta më vonë, Ajeti shënoi golin e dytë personal.

Me rezultatin 3:0 përfundoi pjesa e parë. Servette shënoi për 3:1 në minutën e 55-të. Për 4:1 realizoi Benie Traore me asistim të Shaqrit. Ishte asistimi i dytë për Shaqirin.

Nicolas Vouilloz realizoi golin e fundit për fitoren e thellë të Baselit, 5:1.

Sërish asistues ishte Shaqiri. Shaqiri dhe Leon Avdullahu kompletuan takimin, kurse Ajeti u zëvendësua në minutën e 68-të.

Baseli është shkëputur në krye të tabelës me 64 pikë. Në vendin e dytë është Servette me 55 pikë. Baseli mund të shpallet javën e ardhshme kampion në Zvicër.

Të ngjashme

Të fundit