Spalletti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën: Është i jashtëzakonshëm në sulm

- Advertisement -

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka lavdëruar, por edhe kritikuar Edon Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Sassuolos.

Ylli kosovar shënoi dy gola në humbjen 3-2 të Juventusit, duke qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar të ndeshjes.

Spalletti vlerësoi aftësitë e tij në duelet një kundër një, por theksoi se Zhegrova duhet të përmirësojë vendimmarrjen dhe të mos e mbajë tepër gjatë topin.

“Zhegrova bëhet i pandalshëm dhe i paparashikueshëm në situatat një kundër një. Ndonjëherë e mban shumë topin dhe mund të humbë topa të lehtë. Por, nëse luan futboll sulmues, është lojtar i jashtëzakonshëm”, deklaroi Spalletti.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Zhegrova do të ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit