Ylli i Kosovës Edon Zhegrova më në fund ka dhuruar spektakël në Serie A për të shënuar dy gola, megjithatë Sassuolo në fund i mori pikët e plota.
Edhe pse u inkuadrua në minutën e 60-të, Zhegrova realizoi dy gola të bukur, sidoqoftë Sassuolo realizoi në “frymën e fundit” për të fituar me rezultat 3-2 në shtëpi.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 ngase asnjëra nga skuadra nuk ia doli t’i konkretizojë rastet.
Sassuolo pastaj kaloi në epërsi falë Sebastiano Esposito pas një aksioni të shpejtë.
Sidoqoftë, Juventusi u këndell falë Edon Zhegrovës, i cili dribloi mbrojtësin dhe pastaj mposhti Aro Mmuricin (82’).
Shtatë minuta më vonë Sassuolo e riktheu epërsinë përmes Kieron Boëie pas një aksioni fantastik (89’).
Megjithatë, dy minuta më vonë – Zhegrova dhuroi spektakël. Një tjetër driblim dhe me një goditje të fuqishme e mposhti prapë Muric për ta bërë rezultatin 2-2 (90+1’).






