16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Shqiptarët protestojnë para OKB-së të hënën, Camaj: Kërkojmë dënimin e Serbisë

- Advertisement -

Të hënën, shqiptarët do të mblidhen para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku do të protestojnë kundër pjesëmarrjes së presidentit serb në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që është paraparë të mbahet më 23 tetor.

Pashko Camaj, shef i kabinetit në federatën Pan-shqiptare të Amerikës “Vatra” në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 tha se shpreson që protesta e tyre të këtë efekt dhe të i tregojnë botës për agresionin e Serbisë.

Ai tha se me këtë protestë do të tregojnë që janë të pakënaqur me situatën në Kosovë dhe dëshirojnë që të bëjnë ndryshime të rëndësishme në këtë drejtim, që sipas tij, të dihet se kush është fajtori dhe kush viktima.

Camaj po ashtu, tha se Vuçiq do të jetë të hënën në orë 15:00, ndërsa ata do të jenë në orën 13:00 para OKB-së.

“ Ne jemi zbehur pak sa i përket aktiviteteve dhe ngritjes së ndërgjegjshmërisë për situatën në vendlindje në veçanti në Kosovë si dhe rasti i fundit, akti terrorist i paramilitarëve serbë në pjesën veriore të Kosovës na jep një kuptim të ri se ne duhet të jemi më vigjilentë, më të organizuar dhe të përdorim raste që na jepen si ky rasti që është të hënën, ku e kemi presidentin e Serbisë, i cili sipas të gjitha që shohim dhe dijmë është prapa këtyre akteve, jo vetëm direkt, por edhe indirekte ka influencuar shumë në rrjedha tona.

Ne si komunitet…kthemi në atë që kemi bërë më së miri në disa vite që ta ngremë ndërgjegjshmëri dhe të i tregojmë botës së nuk ka ekuivalencë morale në mes të viktimës dhe dhunuesit/vrasësit…Ky rol ka ndryshuar dhe pak na ka lënë të habitur se si bota në veçanti ata që e kanë parë dhe e kanë ditë se çka ka ndodhë në Kosovës dhe në rajon… duke e ditë që Serbia ka qenë shkaktare kryesore dhe problematik i këtij rajoni dhe ajo vazhdon më ato tendenca që ka pasur gjatë atyre viteve. Ne si federatë i bashkohemi këtyre protestave…duke i treguar se ne jemi të pakënaqur me situatën atje dhe dëshirojmë që të bëhen ndryshime të rëndësishme në këtë drejtim, të këtë ndërgjegjshmëri dhe të dihet se kush është fajtori dhe kush ka qenë viktima”.

Ndryshe, më 23 tetor, temë kryesore në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë sulmi terrorist në Banjë.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit