14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Shpallja e “gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë”, Molliqaj: Vendim i rrezikshëm, skandaloz, i jashtëligjshëm

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka kërkuar shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Ensi Abdurrahmanin pas vendimit për shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme” në Trepçë, vendim ky, sipas Molliqajt, “i jashtëligjshëm, i rrezikshëm dhe skandaloz”.

Postimi i Molliqajt:

Ndaj minatorëve të Trepçës po vazhdon diskriminimi prej menaxhmentit të ndërmarrjes. Dje, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani, mori vendim të kundërligjshëm për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në ndërmarrje si dhe për të pezulluar pushimet vjetore të minatorëve. Arsyeja: Greva.

Ky vendim është shkelje e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Greva. Ligj i Punës, në asnjë nen të tij, nuk parasheh “gjendjen e jashtëzakonshme” si pjesë e marrëdhënies së punës. Në të njëjtën kohë, Ligji për Greva i mbron punëtorët që grevojnë nga ndëshkimi. Mbi të gjitha, një vendim i tillë cënon drejtpërdrejt të drejtën e minatorëve të Trepçës për të punuar në një vend pa diskriminim dhe me trajtim të dinjitetshëm.

Vendimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës është i jashtëligjshëm, i rrezikshëm dhe skandaloz. Ky vendim nuk duhet të respektohet asesi. Për këtë vendim, Enis Abdurrahmani duhet të shkarkohet menjëherë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit