Musliu për Specialen: Na ka kontestuar lirinë, vendimi ka qenë pamflet politik

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se vendimet e saj, sipas saj, kanë kontestuar lirinë e vendit.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Musliu deklaroi se vendimi i kësaj gjykate, siç u shpreh, ka qenë pamflet politik.

“Kjo gjykatë na e ka kontestuar lirinë, na e ka kontestuar ekzistencën që jemi këtu. Vendimi i Gjykatës Speciale nuk ka qenë vendim për drejtësi, ka qenë pamflet politik”.

“Kjo gjykatë politikisht ka ardhë dhe me politikë duhet me ia ndal turrin”, deklaroi Musliu.

Të ngjashme

Të fundit