Përfundon tubimi për natën e 17-të “Jo në emrin tim”, protestuesit hedhin mjete piroteknike para Ministrisë së Drejtësisë

- Advertisement -

Protestuesit që janë mbledhur sonte në Prishtinë në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Një nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, u bëri thirrje sërish Kuvendit dhe Qeverisë, që ta votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK-së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin përse nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qetë pa e mbrojtur UÇK-në, lavdi dëshmorëve e UÇK-së”, ka thënë Haziri.

Marshimi po zhvillohet si pjesë e protestës kundër vendimit të Speciales në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesëmarrësit po mbajnë pankarta dhe po bëjnë thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike para Ministrisë duke brohoritur “Liri çlirimtarëve, vdekje tradhtarëve”.

Të ngjashme

Të fundit