Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës njofton klubet se më 27 korrik 2026, në selinë e FFK-së do të hidhet shorti për edicionin garues 2026/2027.
Orari i shortit është si vijon:
Superliga –ora 13:00
Liga e Parë –ora 14:00
Liga e Dytë –ora 15:00
Komisioni i Garave fton përfaqësuesit e të gjitha klubeve të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, sipas orarit të përcaktuar për secilën ligë






