Vedat Muriqi është zyrtarisht pjesë e Fenerbahçes, duke u rikthyer te klubi turk pas një mungese gjashtëvjeçare. Sulmuesi i Kosovës lë pas aventurën me Mallorcan për të nisur një etapë të re me skuadrën ku më parë kishte lënë gjurmë.
Klubi nga Stambolli e prezantoi Muriqin gjatë një konference për media, së bashku me dy afrimet e tjera të verës, Mason Greenwood dhe Nathan Aké, duke konfirmuar ambiciet e mëdha për sezonin e ri.
Në fjalën e tij, 31-vjeçari nuk e fshehu emocionin për rikthimin, duke theksuar se është një privilegj të jetë sërish pjesë e një prej klubeve më të mëdha në futbollin turk.
“Rikthimi këtu ka një domethënie të veçantë për mua. E di çfarë përfaqëson kjo fanellë dhe përgjegjësinë që sjell. Falënderoj drejtuesit, stafin dhe tifozët për besimin. Objektivi im është të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin të arrijë sukseset që të gjithë i dëshirojmë”, deklaroi Muriqi.
Me këtë transferim, Fenerbahçe forcon ndjeshëm repartin ofensiv, ndërsa tifozët presin që reprezentuesi kosovar të rikthejë formën që e bëri një nga sulmuesit më të vlerësuar gjatë periudhës së tij të parë në klub






