12.1 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

Shkodra: Gërvalla ia anuloi telefonatën ministrit të Jashtëm turk me arsyetimin se “nuk ndihet në disponim”

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike Selam Shkodra, ka thënë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka anuluar një bisedë ministrit të Jashtëm të Turqisë me arsyetimit sipas tij që nuk është ndier mirë për me biseduar.

Ai ka thënë se për këtë është në dijeni kryeministri Kurti.

“Në këtë qeveri ka pas raste që kanë lënë telefonata me shtete, ministrja të jashtëm që janë fuqia e dytë në NATO dhe ja kanë anulu sepse kanë thënë se nuk janë në disponim me bisedu. Kryeministri e di për këtë dhe jap përgjegjësi. Ministrja e Jashtme e Kosovës ja ka analu bisedën ministrit të Jashtëm të Turqisë me thirr me uru pasi ka qenë 10 ditë përpara e dakordune. Ka thanë s’po ndihna mirë me bisedu”, ka thënë Shkodra në Tëvë1.

Këtë ai e ka thënë duke folur për kurthin që ra nga dy komedianët rusë, kryeministri Kurti ku një video të publikuar ai ka menduar se po bisedon me presidentin e Letonisë.

Për këtë ka reaguar edhe Zyra e Kryeministrit të cilët kanë pranuar atë që siç e kanë quajtur ata incident.

Kjo ka ngjallë reagime të shumta në Kosovë, sidomos për përmbajtën e bisedës, ku Kurti ka kritikuar opozitën e disa siç i ka quajtur ai oligarkë në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit