Albin Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet zgjedhja e presidentit

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kongresisti amerikan Michael Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së dhe kryetar i Nënkomisionit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në komunikatën për media, thuhet se, kongresisti amerikan, ka uruar Kurtin për mandatin e ri qeverisës, si dhe ka theksuar ‘’ rëndësinë e kthimit të të gjithë akterëve politikë në negociata, në mirëbesim, për zgjedhjen e presidentit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve’’.

‘“Posaçërisht në dritë të aktgjykimit të javës së kaluar në Hagë, nuk ka moment më të rëndësishëm për unitetin kombëtar të Kosovës se sa tani. Ju bëj thirrje që të punoni për t’u siguruar që të gjithë akterët politikë të kthehen në negociata me mirëbesim dhe të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin”, shtoi kongresisti Lawler, bëhet e ditur në komunikatë.

Komunikata:

Kryeministri Kurti pranoi letër nga kongresisti amerikan Lawler

Prishtinë, 2 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër nga kongresisti amerikan Michael Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së dhe kryetar i Nënkomisionit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Kongresisti Lawler, një prej avokuesve më të zëshëm të Kosovës në Kongresin e ShBA-ve, duke e uruar Kryeministrin Kurti për mandatin e katërt në krye të Qeverisë, theksoi rëndësinë e kthimit të të gjithë akterëve politikë në negociata, në mirëbesim, për zgjedhjen e presidentit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve.

Ai ritheksoi mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se “një hap i tillë do të ishte vendimtar jo vetëm për sigurinë afatgjate të Kosovës, por edhe për ruajtjen e paqes në mbarë Ballkanin Perëndimor”.

“Pjesërisht si rezultat i punës suaj drejt anëtarësimit në NATO, unë shoh se Kosova është në rrugën e duhur për t’u bërë një demokraci e fortë, me rritje solide ekonomike dhe prosperitet të përbashkët. Stabiliteti qeveritar është çelësi. Andaj, shpresoj që vendi juaj të jetë i suksesshëm në zgjedhjen e presidentit të ri në javët në vijim, për të parandaluar një raund të ri zgjedhjesh parlamentare – për herë të katërt në më pak se dy vjet”, shkroi ai.

Tutje në letrën e tij, kongresisti Lawler theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit ndërmjet partive politike, posaçërisht pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 16 shtator.

“Posaçërisht në dritë të aktgjykimit të javës së kaluar në Hagë, nuk ka moment më të rëndësishëm për unitetin kombëtar të Kosovës se sa tani. Ju bëj thirrje që të punoni për t’u siguruar që të gjithë akterët politikë të kthehen në negociata me mirëbesim dhe të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin”, shtoi kongresisti Lawler.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional në raport me përqendrimin te prioritetet kryesore, përfshirë avancimin e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Të ngjashme

Të fundit