Shkëndija është shpallur kampionë e ligës elitare të Maqedonisë së Veriut.
Ajo e siguroi trofeun pas fitores së ngushtë prej 2:1 sot ndaj Rabotnickit.
Pas 31 xhirosh, ata numërojnë 67 pikë, katër më shumë se Sileksi në vendin e dytë.
Ky është njëherësh titull i pestë kampion i Shkëndijes në kampionatin maqedonas.