Shkëlzen Gashit nuk i pëlqen gjesti i Time Kadrijaj, pretendon se s’pati mesazh as arsye për atë veprim

- Advertisement -

Shkëlzen Gashi, i njohur për huqjen e tij në lidhje me ekspozimin e masakrave të Serbisë në Kosovë, i cili edhe u vu në hetim nga Prokuroria Speciale, pasi kishte ndar dezinformata në sheshin e Prishtinës, ka ndar një mendim në lidhje me gjestin e deputetës së Aleancës, Time Kadriajaj, karshi Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gashi, ndër të tjera ka thënë se nuk pati arsye as mesazh për atë gjest, anipse partia në pushtet e ka venë vendin në situatë jashtëkushtetuese, duke thirrur seancë konstituive jashtë afatit kushtetues, e duke mos e konstituuar Kuvendin, anipse së bashku me bashkëpunëtorë i kanë mbi 61 vota për ta pëfunduar këtë proces.

Postimi i plotë i Gashit:

Pushtetarët duhet me i gju me vo, me ujë, me miell a me domate, ama para se me i gju duhesh me pasë një mesazh politik.

Pa mesazh, gjuajtja nuk është protestë, por spektakël.

E kur krejt çka ki me thanë është “Muta! Muta!”, atëherë s’po e radikalizon protestën, po veç po e ekspozon fukarallëkun mendor.

T’gjuej me vo e t’thom mut, se s’di me artikulu pse po të kundërshtoj.

Protesta duhet me pasë një rend: ma s’pari mesazhi, madje mesazh i fortë, mandej gjesti, e në fund, nëse s’mundesh pa sha, edhe naj shamje.

Këtu krejt e kundërta: shamje, vo, spektakël, e mesazh hiç.

Dobët. Shumë dobët.

Të ngjashme

Të fundit