Shkaku i një defekti është ndërprerë furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut njofton KRU “Mitrovica”

- Advertisement -

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijes për Spitalin në Mitrovicën e Veriut është ndërprerë për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që e furnizon këtë institucion.

Sipas kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, me synim rikthimin e furnizimit me ujë në afatin më të shkurtër të mundshëm.

“Për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon Spitalin në Mitrovicën e Veriut, furnizimi me ujë të pijes për këtë institucion është ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së KRU ‘Mitrovica’ Sh.A. ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Të ngjashme

Të fundit