Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior janë dy emrat më të mëdhenj te Real Madrid për momentin dhe përbëjnë një nga repartet sulmuese më të forta në botë në letër.
Megjithatë, kur i hedhim një sy historisë së Real Madridit, dyshja aktuale ende nuk afrohet me majën, pasi klubi ka pasur shumë kombinime sulmuese në të kaluarën që kanë qenë superiore si në letër, ashtu edhe për nga shifrat.
Një nga më të mëdhatë në këtë drejtim ishte partneriteti mes Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale – një treshe që e çoi ekipin drejt disa triumfeve në Ligën e Kampionëve.
Benzema për kohën e tij me Cristiano Ronaldon
Benzema së fundmi ka folur për mediat lidhur me periudhën e tij te Real Madridi dhe si ishte të ndaje fushën me Ronaldon në kulmin e formës së tij.
Francezi nuk u përmbajt aspak dhe shprehu qartë se sa shumë e kishte shijuar të luante me të.
“Ronaldo? Ishte e mrekullueshme të luaje me Cristianon”, tha legjenda e Real Madridit.
Duke folur për atë që kishte mësuar nga ylli portugez, Benzema i dha meritat për shumë aspekte të lojës së tij sulmuese.
“Mësova shumë prej tij, sidomos për lëvizjet, depërtimet në zonë, presingun dhe si ta menaxhosh atë”.
“Ky njeri shënonte më shumë se 50 gola në sezon, ishte e pabesueshme, njeri”.
Ndërsa Ronaldo pritet të jetë pjesë e Kupës së Botës së ardhshme, Benzema nuk do të marrë pjesë pasi shpalli pensionimin nga kombëtarja në vitin 2022.
Në nivel klubesh, megjithatë, dy legjendat vazhdojnë të ndajnë fushën, këtë herë si rivalë në Arabinë Saudite./Telegrafi/







