16.5 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës Veriore injoron pamjet, demanton lajmet për shpërthim në Liqenin e Ujmanit

- Advertisement -

Visar Syla, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, përmes një reagimi në facebook ka demantuar shpërthimin që ndodhi pasditen e së dielës në liqenin e Ujmanit.

Ndonëse u publikuan fotografi nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi dhe lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, shefi i kabinetit, Visar Syla tenton të demantoj lajmin.

Syla postoi një fotografi të Ujmanit me mbishkrimin “Foto për demantimin e reporterëve që propagandojnë nga kuzhinat e shtëpisë!”.

Tutje, lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.

“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit