21.8 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

SHBA e zhgënjyer nga ajo që ndodhi në Bruksel, kjo është thirrja për Kurtin dhe Vuçiqin

- Advertisement -

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera që Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur që të merren vesh për t’i dhënë fund krizës në veri të vendit.

Price, në një përgjigje për Express, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet mes tyre.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet. Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Price i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të punojnë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, për arritjen e një kompromisi.

“Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë. Ne i bashkohemi BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve”, thuhet tutje.

Sipas Price, të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre në Dialogun e lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit