Shaqir Totaj me mesazh prekës për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut.

Totaj e ka vlerësuar Kryeziun si një intelektual, profesor dhe veprimtar të shquar, duke theksuar kontributin e tij në historinë e re të Kosovës, si dhe në zhvillimin e qytetit të Prizrenit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të intelektualit të shquar, profesorit dhe veprimtarit të dalluar, Prof. Dr. Eqrem Kryeziu. Profesor Kryeziu la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të re si një nga themeluesit dhe figurat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe në udhëheqjen dhe zhvillimin e qytetit të Prizrenit”, ka shkruar Totaj.

Totaj ka njoftuar se, në nderim të jetës dhe veprës së tij, sot në orën 14:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative.

“Në nderim të jetës dhe veprës së tij, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, sot në orën 14:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative. Ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Rri në paqe, Profesor!”,

 

Të ngjashme

Të fundit