Në kuadër të shënimit të 37-vjetorit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit Qytetar Shqiptaro-Amerikan, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael organizuan seminarin me temë “Një Premtim i Mbajtur: AACL dhe Rruga e Kosovës Drejt Lirisë dhe Pavarësisë”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë aktivitet, ish-kongresisti amerikan Joseph DioGuardi rikujtoi lidhjen e tij të veçantë me shqiptarët dhe përpjekjet e tij shumëvjeçare për ta bërë të njohur çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.
Duke ndarë rrëfime nga jeta e familjes së tij dhe trashëgimia arbëreshe, DioGuardi solli në vëmendje edhe një nga shprehjet që, sipas tij, e ndihmoi të kuptonte më mirë gjuhën dhe kulturën shqiptare: “Gur-gur bëhet mur”.
“Kam kaluar një pjesë të mirë të jetës sime duke u përpjekur t’i tregoj botës së kush jeni ju, shqiptarët.. Babai im nuk mundi ta bënte këtë, sepse nuk kishte arsimim. Ai ishte arbëresh, vinte nga Kukësi, Shqipëri. Babai im nuk kishte arsimim; ishte fermer. Si mbijetoi ai në Amerikë pa arsimim?Ai shkoi atje në vitin 1929 dhe fliste dy gjuhë: italisht dhe arbërisht, shqip. Arbërishtja është shqip. Prandaj doja që ju ta dinit këtë. Por më kujtohet se si babai im përpiqej të më mësonte pak shqip. Megjithatë, kur punon në një supermarket, në një dyqan bashkë me nënën time, ishte italiane dhe ishte partnere e babait tim në punë, ata punonin që nga ora 6 e mëngjesit. Më duhej të shqetësohesha për të mbrojtur biznesin e babait tim, të vrapoja atje dhe të sigurohesha që ta hapja dyqanin dhe që askush të mos i vidhte gjërat”, tha ai.
“Kur babai im e përsëriste këtë, nuk mund ta ndërtosh një shtëpi pa një bazament të mirë, kur kam ardhur në Shqipëri kam thënë, të gjitha këto ndërtesa të reja a janë ndërtuar në mënyrë të duhur, dashtë Zoti të mos ketë një tërmet dhe tani natyrisht nëse ndodh një tërmet, atëherë shpresoj që jo dhe unë gjithmonë lutem për juve të mos ndodhë një gjë e tillë në Shqipëri.
Kur kam dëgjuar fjalën gur-gur bëhet mur, kam filluar ta kuptoj pak gjuhën shqipe, dhe do t’i ndaj disa fjalë me ju. Babai im me tha gur-gur bëhet mur, unë i thashë mur-mur bëhet kala”, u shpreh ai






