Opinionisti Azdren Shala ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një konstrukt politik antishqiptar.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shala ka deklaruar se kjo gjykatë vetëm formalisht është institucion gjyqësor, ndërsa proceset e saj ai i ka cilësuar si të motivuara politikisht.
“…Ky është një konstrukt politik antishqiptar, pa frikë. Në momentin kur dënohen dy njerëz pa kurrfarë fakti që lidhet i dënuari me krimin dhe kur abstrahohet një fakt i rëndësishëm që periudha kur gjykohet ka ndodhë një luftë në Kosovë, këto dy elemente neve atë kohë ish dashtë me na ndezë alarmin që këtu kemi të bëjmë me një konstrukt të poshtër, i cili gjykimin e ka farsë, dënimin e ka synim”, ka potencuar Shala.






