Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, gjatë fjalimit të saj në Tiranë ku po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se gjatë muajit dhjetor planifikon një vizitë në Kosovë.
“Në Kosovë, i dashur Albin, qeveria e re është një mundësi për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Është një mundësi për të arritur reformat që afrohen nga Plani i Rritjes dhe për të marrë më shumë fonde. Me shumë kënaqësi do të vijë në Kosovë në fillim të dhjetorit, për të parë se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe ta zgjerojmë atë”, tha Kos.






