Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar janë ekstraduar më 5 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, dy shtetas maqedonas, E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, pasi kërkoheshin nga drejtësia atje për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre dyshohet për trafikim me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.

Po më 5 nëntor, nga Franca në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe paraqitjes së rreme si zyrtar.

PK në njoftim potencon se ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe shteteve partnere.

Të ngjashme

Të fundit