Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se ka një proces të drejtë.

“Unë kam interesim dhe do kandidoj për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme kurdo që janë dhe do ishte mirë t’i kemi sa më shpejtë që është e mundur”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

“Përfundimisht do të vendosi, tani kam qëndrim pro, por kandidaturën do e analizoj si po shkon procesi zgjedhor. Nëse jam e bindur që ka proces të drejtë…”, shtoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit