15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Shala për draft-statutin e Asociacionit: Kosova praktikisht po e krijon një shtet etnik brenda një shteti multietnik

- Advertisement -

Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate, ka folur për draftin statutin e Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe në emisionin FIVE në RTV Dukagjini me Dibran Isterfin, ku ka thënë se për PSD-në ky draft-statut është me problematik sesa ai i vitit 2013 pasi sipas tij ky draft i kalon kornizat e marrëveshjes së vitit 2013.

Më tej Shala ka thënë se “nenin me problematik në këtë draft statut është aty se sa herë ka mos pajtime mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, atëherë ka me vendosur për këtë problem një arbitrazh që vijnë nga Komisioni Evropian”.

“Ky draft i Asociacionet nëse zbatohet që me shumë gjasë Qeveria e Kosovës po e pranon këtë draft statut që është publikuar në media, atëherë Kosova praktikisht po e krijon një shtet etnik brenda një shteti multietnik”

Ai ka perënduar duke thënë se Asociacioni do të ketë çdo gjë që ka një shtet përveç pozitës së presidentit.

Ndërsa profesori Seb Bytyqi, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse ky draft-statut që është publikuar është i vërtetë atëherë do të krijohet një organizatë mjaftë komplekse.

“Ka disa kompetenca rajonale dhe në aspektet e tjera është në përputhje me kërkesat e Kosovës që të mos ketë kompetenca rajonale”, ka thënë Bytyqi.

Më tutje ka thënë se ky Asociacion do të nxjerrë rregullore që sipas tij janë akte ligjore.

“Nuk e besoj që do ta kaloj testin e Gjykatës Kushtetues. Ky Asociacion mund të nxjerrë udhëzime dhe opinione për komunat anëtare mirëpo rregulloret nxjerrën si aktet nënligjore nga ministrit dhe nuk besoj që kjo do t’i lejohet”, ka sqaruar profesori.

Ai ka përfunduar duke thënë se në këtë draft-statut bëhet fjalë për kompetenca ekzekutive.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit