Shala: Partitë politik përfshi LDK-në nuk po flasin sesi Kurti po e materializon marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit

- Advertisement -

Kujtim Shala nga LDK-ja, ka thënë se askush nga subjektet politike përfshirë LDK-në nuk po flet sesi Albin Kurti po e materializon marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Ai ka thënë se Kurti ka njohur dokumentet e strukturave paralele serbe, pastaj ligjin për shtetësinë.

Ka shtuar se pikërisht këto janë në frymën e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Habitem sesi nuk flasin subjektet politike, përfshirë subjektin tim politik, pasi shohim që Albin Kurti po matrealizon marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, pra ka njohur dokumentet  e strukturave paralele serbe në Kosovë siç e përcaktojnë ato marrëveshje, ka miratuar ligjin për shtetësnë. Ka nisur procesin po në atë frymë për shëndetësi dhe arsim dhe nuk flet askush. A ky është projekti për fedualizimin e Kosovës me rikthimin e Serbisë si pushtet paralelë”, ka thënë ai në Pressing.

Të ngjashme

Të fundit