27.7 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

Shala i PSD-së: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

- Advertisement -

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shala në një lidhje direkte në Tëvë1, tha se Kurti de fakto e ka pranuar Asociacionin dhe sipas PSD-së kjo marrëveshje është e keqe dhe e dëmshme.

“Kushtet e Kurtit janë kushte në thonjëza. Për ne janë kushte si ato paraprake që i ka pasur për të hyrë në dialog dhe në fund i ka harruar dhe i ka braktisur të gjitha. Kurti tashmë defakto e ka pranuar Asociacionin. Në gjykimin e Partisë Socialdemokrate për bindjen tonë të thellë, kjo është marrëveshja e keqe dhe e dëmshme. Nga gjitha mundësitë tjera që ka mundur me nxjerr ky dialog edhe nga Kurti dhe liderët paraardhës që kanë qenë pjesë e dialogut. Asociacioni është zgjidhja e cila e minon Kosovën dhe e ndan Kosovën në baza etnike. Kjo ndarje e hap një konflikt të përhershëm mes shqiptarëve dhe serbëve dhje kjo veç zgjidhje nuk është”, ka deklaruar ai.

Shala foli edhe për protestën që është paralajmëruar nga PSD-ja për të kundërshtuar Asociacionin, e që tha se edhe nga qytetarët ka një gatishmëri për të protestuar.

Sipas tij, PDK dhe LDK po e inkurajojnë Kurtin për të bërë Asociacionin.

“PSD siç e ka bërë publike neve tash kemi nisur protesta kundër kësaj marrëveshje. Në këtë drejtim kemi kontaktuar me qytetarë dhe ka një gatishmëri për të protestuar kundër kësaj marrëveshje. Sa i përket partive tjera, nuk kemi komunikuar deri më tani me asnjë parti. PDK dhe LDK janë krejt jashtë lojës dhe po e inkurajonin Kurtin për të bërë Asociacionin dhe si të tilla janë të papranueshme për neve”, përfundoi ai. /Teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit