Shaip Kadriaj: “Zëri i popullit nuk duhet të ndalet deri në lirimin e krerëve të UÇK-së”

- Advertisement -

Shaip Kadriaj, veprimtar për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, ka reaguar pas miratimit të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Kuvendi i Kosovës.
Kadrijaj e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm, por ka theksuar se angazhimi institucional dhe qytetar duhet të vazhdojë edhe gjatë procesit të Apelit.

“Ky është një hap, por nuk duhet të jetë i fundit”, ka shkruar Kadrijaj.

Ai ka bërë thirrje që përmes tubimeve dhe protestave paqësore, në Kosovë dhe në mërgatë, kërkesa për drejtësi të vazhdojë të dëgjohet në Evropë.

Sipas tij, angazhimi duhet të vazhdojë deri në përfundimin e procesit të Apelit dhe deri në një vendim lirues për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Kadrijaj ka kërkuar që kësaj kauze t’i prijë populli, duke përmendur rininë, studentët, veteranët, familjet e dëshmorëve, shoqërinë civile dhe mërgatën shqiptare.

“Institucionet duhet të bëjnë pjesën e tyre. Populli duhet ta mbajë zërin gjallë. Nuk duhet të ndalemi. Deri në drejtësi! Deri në lirimin e tyre!”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky është një hap, por nuk duhet të jetë i fundit.

Puna dhe angazhimi institucional duhet të vazhdojnë edhe më fuqishëm në procesin e Apelit. Njëkohësisht, zëri qytetar nuk duhet të heshtë, as në Kosovë, as në mërgatë. Përmes tubimeve dhe protestave paqësore, kërkesa për drejtësi duhet të dëgjohet fuqishëm në mbarë Evropën.

Angazhimi duhet të vazhdojë deri në përfundimin e procesit të Apelit dhe deri në një vendim lirues nga të gjitha pikat e aktakuzës për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Kësaj kauze duhet t’i prijë populli: rinia, studentët, veteranët, familjet e dëshmorëve, shoqëria civile dhe mërgata shqiptare.

Institucionet duhet të bëjnë pjesën e tyre.
Populli duhet ta mbajë zërin gjallë.

Nuk duhet të ndalemi.
Deri në drejtësi!

Deri në lirimin e tyre! ✊🇦🇱🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit