Serbia thotë se ka arrestuar një person nga Istogu me pretendimin se ka “spiunuar” për varrezat masive në Kosovë

- Advertisement -

Policia serbe ka arrestuar një person me inicialet R.T nga Istogu, me pretendimin se ky person ka dhënë informacione për institucionet e inteligjencës së Republikës së Kosovës sa i përket varrezave masive.

R.T është arrestuar në Zonën e Kraljevës. Sipas pretendimeve të autoriteteve serbe ai dyshohet se ka qenë i angazhuar në mbledhjen dhe dërgimin e të dhënave dhe informacioneve lidhur me aktivitetet e ish-pjesëtarëve dhe pjesëtarëve aktualë të Ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe strukturave të tjera të sigurisë.

Sipas autoriteteve serbe, këto veprime kanë çuar në arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe në “largimin e një numri më të madh serbësh nga Zubin Potoku dhe veriu i Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit