0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Serbët në protestë: Të anulohet vendimi për dinarin

Serbët lokalë në veri të Mitrovicës, kanë protestuar të hënën për të kundërshtuar Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila ndalon përdorimin e dinarit, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin e Mitrovicës së veriut e në krye të tyre janë parë edhe zyrtarë të Listës Serbe.

“Evropë hapi sytë”, “Pa ndihma sociale s’do të kemi as buke për të ngrënë”, “Pensionin që e kam fituar tërë jetën, nuk e jap për Kurtin” e “Rezoluta 1244, SHBA ndihmona”, ishin disa nga pankartat që kanë mbajtur protestuesit në duar.

Kryetarja e pensionistëve ka bërë thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që ta dëgjojë apelin e tyre për ndërprerje të vendimit.

“Po i drejtohemi krejt botës që ta dëgjojë apelin tonë. Për ne është shumë me rëndësi që të ndërpritet ky vendim që ne të mund të marrim paga në banka dhe posta dhe të mund të jetojmë si të gjitha shtetet normale”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Dragana Milikovic e cila është prezantuar si profesoreshë, vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës e ka quajtur diskriminues dhe që sipas saj, ndikon direkt në mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Shtrohet pyetja se si do të blenë prindërit bukë për ushqim, si do të marrin bursa studentët, si do t’u paguhet shkollimi. Vendimi i BQK-së që thirret në të drejtë kushtetuese, a është kushtetuta ma e fortë se vetë vendimet dhe marrëveshjet që janë bërë më herët mes shteteve. Albin Kurti ka marrë vendim të njëanshëm pa bërë marrëveshje”, ka thënë ajo.

Protesta është mbyllur pas fjalimeve të përfaqësuesve serbë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit