0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Selmanaj: Kosova 500 ditë nën sanksione, ky është Kurti dhe qeverisja LVV-GUXO

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë bërë 500 ditë që kur Kosovës i janë vendosur sanksionet nga Bashkimi Evropian. Selmanaj thotë se këto masa janë vendosur nga vendet që dikur kanë luftuar për lirinë e Kosovës, vende që kanë bombarduar Serbinë.

Deputeti Selmanaj thotë se në vitin 2024, vendet perëndimore, përfshirë edhe SHBA-në, po nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë, ndërkohë që Kosova gjendet nën sanksione njëjtë sikurse Rusia e Bjellorusia.

“E rëndë, e papranushme dhe me pasoja shumë të rënda për vendin tonë.Ky është Albin Kurti, kjo është qeverisja LVV-Guxo, ky është rezultati i tyre!”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

KOSOVA 500 DITË NËN SANKSIONE..

Para se të vinte Albin Kurti në pushtet, do të ishte e pa imagjinueshme të besonte dikush që ndaj Kosovës do të vendoseshin sanksione nga BE.

Nuk janë 5 ditë, as 50 por 500 ditë që kur Kosova është nën masa sanksionuese nga vendet perëndimore, nga ato vende që dikur luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këto vende në vitin 1999 e sulmuan dhe e bombarduan Serbinë, që kishte mbetur e izoluar dhe nën mbështetjen e dy vendeve me regjim jo demokratik, Rusia dhe Bjellorusia.

Me 2024 vendet perëndimore, përfshirë dhe SHBA-të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimin me vlera miliardëshe me Serbinë, kurse Kosova, Rusia dhe Bjellorusia gjenden në masa sanksionuese nga BE.

E rëndë, e papranushme dhe me pasoja shumë të rënda për vendin tonë.

Ky është Albin Kurti, kjo është qeverisja LVV-Guxo, ky është rezultati i tyre!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit