Ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu, është përfshirë në debatit që po bëhet mes pushtetit dhe opozitës për tenderët njëburimorë.
Sejdiu ka thënë se Vetëvendosje po përpiqet që të fshehë të vërtetën rreth këtyre kontratave.
“Kjo është një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen dhe për të krijuar një përshtypje të rreme sikur komunat janë “fajtore” për përdorimin e tepërt të këtij mekanizmi. Në realitet, përgjegjësia për shpenzimet më të mëdha bie mbi qeverinë qendrore.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Manovrat me të dhënat për tenderët njëburimor!
Në informatat dhe grafikat e publikuara sot, partia në pushtet përpiqet të fshehë të vërtetën rreth përdorimit të prokurimeve njëburimore, duke u fokusuar vetëm në numrin e kontratave, jo në vlerat e tyre.
Sipas raportimeve, 43% e këtyre kontratave vijnë nga komunat, por ajo që nuk po zbulohet është shuma e tyre monetare, e cila është shumë më e rëndësishme. Pra kush sa EURO i ka shpenzu me këtë mënyrë të shpenzimit të parasë publike!
Nëse shikojmë vlerën financiare të këtyre kontratave, realiteti ndryshon rrënjësisht. Shumica dërrmuese, rreth 240 milion euro janë për kontratat e lidhura nga niveli qendror i qeverisjes, përfshirë ministritë, agjencionet qeveritare dhe ndërmarrjet publike qendrore, ku hasim në shuma të mëdha që u jepen kompanive pa garë të hapur.
Kjo është një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen dhe për të krijuar një përshtypje të rreme sikur komunat janë “fajtore” për përdorimin e tepërt të këtij mekanizmi. Në realitet, përgjegjësia për shpenzimet më të mëdha bie mbi qeverinë qendrore.
Pyetja që duhet të shtrojmë: Pse nuk po publikohet një grafik që tregon vlerën e kontratave sipas institucioneve?
Transparenca kërkon publikimin e të dhënave të plota dhe të paanshme për çdo kontratë